Lajme
Gjendet i vdekur një shqiptar në Itali
Raportohet se 53-vjeçari shqiptar, Gëzim Muho, humbi jetën në komunën San Dona, (Venecia) Itali, në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar, përcjell albinfo.ch.
Ai ishte duke u kthyer për në shtëpi në përfundim të turnit të punës.
Viktima dyshohet të ketë rrëshqitur dhe përfunduar në një kanal, me fytyrën përmbys në vijën e ujit që nuk i kalonte 20 centimetra, shkruan Ilgazzetino.
I ndjeri Gëzim Muho punonte si pjatalarës në një restorant të njohur me emrin Vecio Piave, në Caposille, në zonën e San Dona.
Ai u gjet nga një kalimtar i rastit pasditen e së hënës, teksa po lëvizte me mjet.
Pavarësisht njoftimit të ndihmës së shpejtë, Muho u deklarua i vdekur.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











