Lajme
Kosovari 23 vjeçar goditet nga treni: Pëson lëndime të rënda
Si pasojë e aksidentit,qarkullimi i trenave në Altenmarkt është mbyllur për një orë
Një këmbësor në Altenmarkt im Pongau (Austri) është gpditur nga një tren dhe ka pësuar plagë të rënda, ditën e djeshme, më 1 shkurt. 23-vjeçari u dërgua në spitalin e Salzburgut me helikopterin e shpëtimit, transmeton albinfo.at.
Këtë e ka bërë të ditur policia e Salzburgut në mbrëmje. Është e paqartë përse ai po ecte mbi shinat afër stacionit, shkruan heute.at. Ndërkohë albinfo.at merr vesh nga familjarët e tij se i përmenduri “nuk ka ecur mbi shina por anash tyre. Rasti ka ndodhur krejt aksidentalisht. Personit, që ishte duke telefonuar i bjen telefoni nga dora dhe kur ai perkulet ta marrë telefonin treni me shpejtësi të madhe e godet atë nga ana e pasme ne kokë.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i trenave në Altenmarkt është mbyllur për një orë.
Kosovari është transportuar nga helikopteri i shpëtimit në spitalin e aksidenteve të Salzburgut me lëndime të rënda, transmeton albinfo.at.
Policia ka njoftuar se aksidenti është objekt i hetimeve të mëtejshme.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit













