Uncategorized
Plani franko-gjerman, i pranuar, duhet të finalizohet me njohje reciproke
Në një prononcim për mediat e Kosovës, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se krerët e shtetit e kanë pranuar planin e franko-gjerman, teksa e konsideron si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë Kusari-Lila, ka pasur kritika sa i përket mbarëvajtjes së dialogut ndër vite, ndërsa shpreson që saga e dialogut të përfundojë me njohje reciproke.
Kusari-Lila thotë se plani franko-gjerman për Kosovën është një proces, i cili duhet të finalizohet me njohje reciproke.
“Kryeministri edhe Presidentja tashmë janë deklaruar që ky plan ka paraqitur një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe ideja në këtë rast e Republikës së Kosovës është që është një proces, i cili duhet domosdoshmërisht të finalizohet me normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellë, prandaj edhe Kosova ka shprehur gatishmërinë që të jetë pjesë aktive e negociatave në mënyrë që të realizohet ajo që është pritur për shumë vite”, thotë ajo.
Kusari Lila po ashtu tha se disa marrëveshje të arritura më herët kanë sjellë ngecje në procesin e dialogut, kësisoj duhet të shikohen mundësi të tjera për modifikim të marrëveshjeve.
“Megjithatë një gjë është e paevitueshme se rrethanat, të cilat kanë sjellë arritja e marrëveshjeve të deritashme dhe nënshkrimi i tyre, disa prej atyre që janë vlerësuar edhe që nuk kanë qenë në favore të Kosovës sjellin ngecje në proces, për arsye që tash më duhet në procedurë të zbatimit të shikohen mundësitë brenda hapësirës së modifikimit.
Ndërsa edhe procesi në kredibilitet ka pasur lëndime serioze deri në vitin 2019 dhe po shpresojmë që sa më parë që është e rëndësishme në veçanti për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës të arrihet marrëveshja për normalizim dhe Kosova të vazhdojë në rrugën e saj për integrimin evropian”, u shpreh Kusari Lila.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













