Lajme
Kosovari falsifikon ekstraktin e arkëtimit të borxheve për të marrë veturë me “leasing”
Falë kompanisë së vëmendshme të leasing-ut, u zbulua një dokument i falsifikuar. Prokuroria publike e ka bllokuar personin nga rajoni i Lenzburgut
Duke qenë se kishte një histori jashtëzakonisht problematike sa i përket disiplinës për të bërë pagesat e detyruara, një kosovar (32 vjeç) nga rrethi i Lenzburgut provoi të bënte një mashtrim, transmeton albinfo.ch.
Ai donte të merrte me leasing një makinë. Por për shkak se atë e ngarkonin tashmë përmbarime (detyrime për arkëtime borxhi) të ndryshme borxhi, sekuestrime dhe certifikata humbjeje, një gjë e tillë nuk ishte aq e lehtë për të.
Prandaj, ai ndryshoi ekstraktin nga regjistri i ekzekutimit të borxheve, të lëshuar nga zyra e përmbarimit të borxhit (Betreibungsamt) në Lenzburg, në mënyrë që ai tani kishte vetëm dy faqe në vend të katër, shkruan aargauerzeitung.ch.
Tani ai, në vend të ekzekutimeve të ndryshme të borxhit, konfiskimeve dhe certifikatave të humbjes, në ekstrakt ishin të dukshme vetëm tre regjistrime nga kreditorët, të cilat të gjitha kishin edhe statusin “të paguara në zyrën e përmbarimit të borxhit” të ekspozuara.
Ai e ka dorëzuar ekstraktin e falsifikuar në garazhin ku donte të blinte me leasing automjetin e tij, përcjell albinfo.ch. Ata nga ana e tyre, garazhistët ia kaluan dokumentin kompanisë së qiradhënies, e cila vuri re falsifikimin dhe e raportoi atë në zyrën e mbledhjes së borxheve në Lenzburg.
Kështu, në vend të një makine të re, ai mori një urdhër penaliteti për falsifikim dokumentesh. Kjo i kushton atij një gjobë prej 1000 frangash dhe një zhdëmtim prej 900 frangash; gjoba (60 tarifa ditore prej 70 frangash) është pezulluar për momentin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore












