Muzikë
Shoqëria kulturore-artistike “Teuta”, Lozanë
Për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës, ky ansambël, do të organizojë program festiv më datë 18.02.2023
Shoqëria kulturore-artistike “Teuta” në Lozanë është një promovuese e shkëlqyer e kulturës dhe vlerave shqiptare në Zvicër. Ka ardhur në skenë për herë të parë më 21 prill 2005. Ky ansambël përmes valleve e këngëve shqipe ka ruajtur traditën e mirëfilltë shqiptare dhe gjuhën amtare.
Kjo shoqëri, përveç stafit drejtues, ka rreth 40 anëtarë të tri gjeneratave, atyre nga mosha 7-12 vjeç, nga 13-25 vjeç dhe nga 26 e deri në moshën e pacaktuar, duke përfshirë edhe disa nga prindërit e valltarëve.
“Teuta” për vite me radhë ka luajtur rol të rëndësishëm për mbajtjen e kulturës shqiptare në Zvicër, prandaj Mehdi Smajli tregon se ndihet shumë krenar për aktivitetet e këtij ansambli që kanë shërbyer në ruajtjen e artit dhe kulturës së mirëfilltë shqiptare.
“Prezenca jonë në shumë shfaqje multikulturore jo vetëm në Zvicër, por edhe jashtë saj, si në Francë, Shqipëri e Kosovë, ka qenë shumë dinjitoze, duke marrë edhe shumë mirënjohje për performancat e prezantimit të artit dhe kulturës shqiptare me veshjet kombëtare. Dhe jo vetëm kaq, shoqëria “Teuta” në shumë festa multikulturore prezentohet edhe me ushqime tradicionale të trojeve shqiptare”, tregon Mehdi Smajli.
Ansambli “Teuta” përveç manifestimeve kushtuar 28 Nëntorit dhe 17 Shkurtit, që i organizon çdo vit, ka organizuar edhe 3 koncerte të përbashkëta me një shoqëri artistike zvicerane nga Friburgu, e quajtur “La Farandol de Curtepe Friburg”.
Në këto koncerte, anëtarët e grupit “Teuta” dhe zviceranët me koreografi, kanë luajtur nga tri valle të përbashkëta, si ajo e Rugovës, Bareshës dhe Shotës.
“Është për t’u vlerësuar lart dashuria e të rinjve shqiptarë që pavarësisht se janë lindur dhe po rriten në Zvicër, kanë super interesim për kuturën shqiptare. Ne jemi pjesëmarrës të rregullt në shumë komuna, ku mbahen festa multikulturore. Dua të cek se në shoqërinë “Teuta” ka edhe persona të nacionaliteteve të tjera që janë aktivë dhe vallëzojnë para audiencës, që për nga numri janë të shumtë”, tregon Smajli.
SHKA “Teuta” me eventet e organizuara deri më tani ka bërë shumë prezantime edhe para publikut zviceran që është treguar shumë i interesuar ta njohë artin shqiptar.
Për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës, ky ansambël, do të organizojë program festiv më datë 18.02.2023, ku hyrja do të jetë falas.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi Zvicra dhe Lihtenshtajni po nisin një fushatë të re kundër varësisë nga bixhozi. Ndërsa afrohen kampionatet... -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit















