Lajme
Cigarja elektronike dëmton sistemin imunitar
Edhe pse shumë njerëz po i përdorin duke menduar se shmangin dëmtimet që shkakton një cigare normale, studimet kanë faktuar se cigaret elektronike janë po ashtu shumë të dëmshme.
Vaping është bërë një alternativë e preferuar (dhe e shijuar), me shumë njerëz që e shohin atë si më pak të keqe nga dy variantet. Sigurisht, aroma e duhanit nuk do t’ju ngjitet në flokë apo në rroba por, për fat të keq edhe avulli i tyre avullit ju dëmton.
Një studim i ri ka zbuluar se avullimi shkakton ndryshime të rëndësishme qelizore dhe molekulare – veçanërisht në mushkëri.(është bërë te minjtë). Për shkak se nuk ka asnjë hulumtim mbi ndikimin shëndetësor të thithjes së këtyre aerosoleve, shkencëtarët ende nuk dinë shumë për efektet afatgjata në trupin e njeriut.
Carolin Baglole, bashkëautore e studimit dhe pedagoge e asociuar në Universitetin McGill të Montrealit, thotë për VICE se për të adresuar këto boshllëqe, ekipi i saj studioi se si minjtë nga 8 deri në 12 javë u ndikuan nga tymi.
Për shumë njerëz në vend që të ndihmojë për t’i dhënë fund përdorimit të duhanit, cigaret elektronike po ashtu krijojne edhe varësi. Duke shijuar llojin e esencës dhe tymin e cigares elektronike, shumë persona për fat të keq janë fiksuar duke u bërë të varur prej tyre dhe duke abuzuar me përdorimin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss













