Lajme
Sërish tërmet në rajonin kufitar Turqi-Siri
Tërmeti i së hënës, këtë herë 6.3 shkallë i Rihterit, ka pasur epiqendër qytetin jugor turk, Antakia dhe është ndier në Siri, Egjipt dhe Liban.
Një tjetër tërmet ka goditur të hënën rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë, vetëm dy javë pasi kjo zonë është shkatërruar nga tërmetet që kanë lënë të vdekur mbi 47.000 njerëz.
Tërmeti i së hënës, këtë herë 6.3 shkallë i Rihterit, ka pasur epiqendër qytetin jugor turk, Antakia dhe është ndier në Siri, Egjipt dhe Liban, raporton rel, përcjell Albinfo.ch.
Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.
Nga tërmetet mbi 7 shkallësh që goditën Turqinë dhe Sirinë para dy javësh, sipas autoriteteve turke, vetëm në Turqi kanë vdekur mbi 41 mijë persona.
Numri i viktimave pritet të rritet, derisa besohet se mbi 385.000 banesa janë shkatërruar apo janë dëmtuar rëndë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi do të nisë muajin e ardhshëm.
#BREAKING: Dash Cam Footage Captures Tonight’s Violent Earthquake In Turkey. Significant Ground Movement And Large Power Flashes Can Be Seen. #BreakingNews pic.twitter.com/OhlzCjiqDq
— Breaking 4 News (@Breaking_4_News) February 20, 2023
/Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












