Lajme
Shënimi i 15-vjetorit të Pavarësisë në Uashington, mysafir Escobar e Jahjaga
Ambasada e Kosovës në Uashington ka shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë, ku ka marrë pjesë edhe zëvendësndihmëssekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Gabriel Escobar, dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.
“Marrëdhënia e Kosovës me SHBA-në është e rëndësishme për dy vendet tona. Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, deklaroi ambasadori Dugolli, njofton Ambasada në Uashingron.
Ambasadori kosovar ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-së për Kosovën.
Në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Gabriel Escobar.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë












