Lajme
Manfred Brandner udhëheq përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Graz
Konsulli i nderit i Republikës së Kosovës udhëheqi përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Graz
Bëhet e ditur se në një ambient të bukur në Graz u mbajt një takim festiv me personalitete të shquara nga jeta politike, kulturore dhe biznesore austriake dhe mysafirë shqiptarë në kuadër të 15- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.at.
Vlen të theksohet se këtë organizim e hapi dhe moderoi konsulli i nderit i Republikës së Kosovës në Graz, Manfred Bradner, i cili i uroi të pranishmit dhe theksoi për rrugëtimin e Kosovës deri në pavarësi si dhe sfidat të cilat po e ndjekin edhe sot, si dhe përkrahja e vazhdueshëme e Austrisë në të gjitha proceset.
Gjatë eventit, fjalën e mori në mes tjerëve Christoph Stark, deputet në Parlamentin austriak dhe kryetar i Komunës Gleisdorf, i cili foli për në mënyrë pozitive për integrimin e shqiptarëve në komunën nga ai vjen dhe në Steiermark e Austri në përgjithësi, ndërsa në pjesën e dytë u koncentrua në zhvillimet gjeopolitike në botë dhe situatën në të cilën gjindet Kosova, por edhe Austria, duke thekësuar se Austria është një partner i rëndësishëm për Kosovën në gjithë këto ngjarje dramatike që po ndodhen në botë. Z. Stark ishte ardhur i shoqëruar nga kryetari i Këshillit koordinues të shoqatave të Steiermar-kut, z.Valton Halimi, i cili edhe vjen nga komuna e tij.
Me nga një fjalim të shkurtër u paraqiten edhe personalitete të tjera të rëndësishme nga Steiermarku, të cilët theksuan përkrahjen e e vazhdueshme edhe në të ardhmen për Kosovën në të gjitha fushat.
Një koktej rasti, por edhe disa ushqime tradicionale, të gjitha prodhime kosovare, ishin përgatitur nga Rrjeti i Bisneseve Shqiptare në Steiermark në krye me Armond Aliu, ra në sy sidomos birra e Pejës dhe verërat nga Kosova, të cilat u pëlqyen më së shumëti. Organizatori ishte kujdesur edhe për disa pika muzikore me piano dhe violinë nga Nikoll Ukaj si dhe ambienti ishte zbukuruar me pikturat e piktorit Haxhi Fejzullahu, të cilat zgjuan kërshëri te pala austrike nga punimet me tema nga Austria, si punimi i figurës së princit Franc Ferdinand, stemës së Steiermark-ut, ndërsa kulmi arriti kur ky piktor dhuroi një pikëturë z.Manfred Bandner me motive kosovare. Me këtë rast u recituian edhe disa vargje nga poetja Kimete Zahiti Ternava.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













