Shkurt.de
Robin Krasniqi nga Prishtina: Në meçe përdor karakterin e shqiptarit
Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi është kthyer në Prishtinë pas fitores të tij të fundit në Mynih të Gjermanisë.
Ai triumfoi një javë më parë me nokaut ndaj Timur Nikarhkoevin pas pesë raundeve luftë.
Krasniqi nga Kosova thotë se për të ka qenë një sukses i madh e motiv për të në meçe është prejardhja e tij. “Në të gjitha luftërat ka pasur momente që i kam përdorur edhe emocionet edhe karakterin dhe zemrën do të thotë që themelet e mia janë në Junik. Do të thotë gjithmonë kur kemi nevojë për atë alarmin kryesor që duhet të ndizet është normal që jemi shqiptarë dhe e kemi atë që nuk shkojmë një hap prapa”, është shprehur boksieri.
Pas rikthimit të tij, Krasniqi ka konfirmuar nga Prishtina se është i gatshëm dhe në gjendje të boksojë edhe për pesë vjet të tjera. “Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë, sidomos pas një viti e gjysëm të kthehem aty ku e kemi lënë vetëm edhe më i fortë, të kthehem me një fitore ka qenë me të vërtetë kënaqësi e madhe. Jemi duke e shijuar çdo ditë, çdo moment edhe është kthyer vullneti shumë fuqishëm. Një kohë kam menduar, thosha po boksoj edhe dy vite, por Burimi na i ka ndezur të gjitha sinjalet edhe po e shoh që janë edhe pesë vite të forta përpara”, ka thënë boksieri shqiptar.
Përveç Krasniqit, ditë më parë në Mynih ka zhvilluar meç edhe boksieri tjetër me origjinë shqiptare Shefat Isufi i cili arriti të mbrojë titullin e komapionit botëror. Isufi thotë se përkundër vështirësive ka arritur të triumfojë para shumë shikuesve shqiptarë. “Për mua ka qenë një natë e veçantë sepse për herë të parë në Mynhen ku edhe e fillova boksin profesionist të boksoj para tifozëve aq shumë sa ka pasur shqiptarë nuk e kisha marr me mend kurrë se ka aq shumë shqiptarë që bëhen bashkë për të na përkrahur ne të gjithëve që boksuam atë natë”, shtoi kampioni.
Në Prishtinë me boksierët ishte edhe organizatori i ngjarjes dhe ndeshjeve të shqiptarëve në Mynih të Gjermanisë, ai u shpreh se nuk do të ndalet duke dhënë bashkë me boksierët shfaqje të tilla.
Të tjera nga Shkurt.de
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














