Lajme
Trump aktivizon fushatën: Nëse zgjedhem unë shmanget Lufta e Tretë Botërore
“Do ta mbarojmë punën”, Ky ishte slogani i ish-presidentit Amerikan Donald Trump në konferencën e konservatorëve që u zhvillua dje në afërsi të Uashingtonit.
Edhe pse fjalimi i tij nuk ishte parashikuar i gjatë, Trump foli pothuajse dy orë përballë elektoratit që e ka votuar në 2017, duke rikthyer tematikat e kaluara, nga muri ndarës me Meksikën, lufta kundër burokracisë e deri tek përballja me Kinën, por miliarderi 76-vjeçar shtoi edhe disa elementë të përditësuar, teksa po ndez motorët e fushatës si kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale, raporton cnn përcjell albinfo.ch.
“Do të mbyll konfliktin në Ukrainë dhe do të shkojmë mirë me Putin”, ishte një prej premtimeve, pas kritikave ndaj Joe Biden dhe djalit të tij Hunter, të cilësuar si kriminelë. Trump deklaroi se me të Rusia nuk do të kishte sulmuar kurrë Ukrainën, dhe paralajmëroi votuesit republikane se ai është kandidati i vetëm i partisë që mund të shmangë Luftën e Tretë Botërore.
Një sondazh i disa orëve para fjalimit tregon se elektorati republikan anon ende nga ish-presidenti, i cili ka 62% të konsensusit kundrejt 20% të rivalit direkt, guvernatorit të Floridës Ron De Santis.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane












