Kosova
Kreu i NATO-s jep garancinë për sigurinë në Kosovë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron në Bruksel në një vizitë në NATO. Ai atje është takuar me kreun e Aleancës Veri Atlantike, Jens Stoltenberg, ku mes tjerash është diskutuar edhe për Kosovën.
Stoltenberg ka dhënë garancinë e tij për sigurinë e Kosovës dhe ka shtuar se Kosova e Serbia duhet të punojnë për të arritur marrëveshje mes vete.
“Aleanca e NATO-s ka qenë prezente në Kosovë prej shumë vitesh. Aleatët janë të angazhuar që të vazhdojnë të kontribuojnë vijimësinë e pranisë në Kosovë. Ne punojmë gjithashtu me Bashkimin Evropian në Kosovë. Ne vlerësojmë gjithashtu edhe diskutimet e zhvilluara me ndërmjetësimin e BE-së mes Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është rruga e vetme për stabilitetin në Kosovë. Kemi një mundësi historike që mund të jetë shumë e rëndësishme për gjithë rajonin. Palët të tregojnë fleksibilitetit dhe gatishmëri për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Pra, NATO-ja është e pranishme në Kosovë dhe ne e marrim shumë seriozisht situatën aty”, ka thënë shefi i NATO-s, raporton Top Channel, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që Begaj ka shtuar se Rusia po synon të destabilizojë Ballkanin Perëndimor, sidomos me zhvillimet në Veri të Kosovës. “Qëllimi i saj është prishja e paqes, stabilitetit dhe bllokimin e reformave Euro-Atlantike të vendeve të rajonit. Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar. Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Që nga viti 2008, Republika e Kosovës është një vend sovran dhe i pavarur me vizion të qartë për t’u integruar në familjen euro-atlantike”, ka thënë presidenti shqiptar, raporton TCH, përcjell albinfo.ch.
Bajram Begaj mes tjerash thotë se plani evropian është i duhuri për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











