Lajme
Goma të dëmtuara tentohet të futen ilegalisht në Gjermani
Një ngarkesë prej 1000 goma të veturave u konfiskuan nga dogana afër Weil am Rhein të Gjermanisë. Bazuar në deklarim, ato duhej të vazhdonin të përdoreshin në Gjermani, por sipas zyrtarëve të doganës, nuk janë të mira për t’u përdorur.
Pas verifikimit të dokumenteve të ngarkesës, u bë e qartë që destinacioni në Rhineland – Palatinate nuk kishte qëllim tregtimin, por largimin e tyre.
Nuk është ende e qartë pse kompania zvicerane dëshironte të gjuante mbetjet në anën tjetër të kufirit, e po ashtu mbetet e pasqaruar vlera e tyre. “Vetëm mund të spekuloj për qëllimet e kompanisë zvicerane, nuk dihet nëse i ka sjellë ato goma në Gjermani për t’i gjuajtur apo recikluar”, ka thënë një zyrtar, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Kompania e mbetjeve të dëmshme në Rhineland-Palatinate ka vendosur të refuzojë ngarkesën dhe i ka kërkuar eksportuesit zviceran t’i kthejë ato.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











