Lajme
Divorci i biznesmenit: Duhet t’i japë 204 mijë euro gruas për punët e shtëpisë
Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar një biznesmen që t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij 204,000 euro si kompensim për 25 vjet punë shtëpie të papaguara.
Vendimi u dha gjatë një seance gjyqësore, në një gjykatë në Malaga, gjatë në procesi divorci mes çiftit.
Sipas vendimit të bërë publik të martën, bashkëshorti duhet t’i paguajë Ivana Moral një pension prej 500 € në muaj, si dhe shumat prej 400 € dhe 600 € për dy vajzat e tij, të cilat janë 20 dhe 14 vjeç.
“Unë e mbështesja burrin tim në punë dhe në familje. Nuk më lejohej asnjëherë akses në çështjet e tij financiare; gjithçka ishte në emrin e tij”, tha ajo përpara gjykatës.
Çifti u martua në vitin 1995, por zonja Moral kërkoi të divorcohej në vitin 2020.
Gjykata dëgjoi se gjatë martesës, bashkëshorti i Ivanës ndërtoi një rrjet të suksesshëm palestrash që e lejoi të blinte një Porsche Cayenne, një Range Rover 4×4, motoçikleta BMW dhe një fermë me vaj ulliri prej 70 hektarësh, e cila vlerësohej në 4 milionë euro.
Kur vajza e tij e madhe mbushi 16 vjeç, ai refuzoi të paguante që ajo të vazhdonte studimet, kështu që ajo duhej të fillonte punë për të vetëfinancuar arsimimin e vet.
Kur ata u martuan, burri i kërkoi zonjës Moral të nënshkruante një marrëveshje për ndarjen e të ardhurave, që do të thoshte se ai mbajti të gjithë pasurinë dhe pronat.
Gjykata duke shqyrtuar çështjen vendosi që biznesmeni do të duhet t’i paguajë gruas një shumë prej 204 mijë euro si kompensim për 25 vjet për punët e papagauara./CNN
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss











