Lajme
Snapchat do të mbyllë dhjetëra llogari të fëmijëve nën 13 vjeç
Një projektligj pritet të miratohet së shpejti në Britani dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtje të tilla si pornografia.
Snapchat do të mbyllë llogaritë e dhjetëra fëmijëve në Britani nga platforma e tij çdo muaj, krahasuar me rivalin Tik Tok.
Platformat e mediave sociale, si Instagrami, TikTok dhe Snapchat, kërkojnë që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç. Këto kufizime synojnë të mbrojnë privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve të vegjël.
Projektligji i planifikuar synon mbrojtjen e përdoruesve të mediave sociale nga përmbajtja e dëmshme si pornografia e fëmijëve. Sipas të dhënave të para nga Reuters, TikTok midis prillit 2021 dhe prillit 2022, kishte bllokuar mesatarisht rreth 180,000 llogari në Britani çdo muaj, ose rreth 2 milionë për një periudhë 12-mujore.
Në të njëjtën periudhë, Snapchat zbuloi se kishte hequr afërsisht 60 llogari në muaj. Ekspertët e sigurisë shprehen se platforma Snapchat nuk ka bërë aq sa duhet për të mbajtur larg fëmijët nën 13 vjeç që të dispononin një llogari.
Hulumtimet e fundit tregojnë se të dy aplikacionet janë njësoj të popullarizuara, ku numrin më të lartë e kanë llogaritë e hapura nga përdoruesit e mitur. Fëmijët kanë gjithashtu më shumë gjasa të krijojnë llogarinë e tyre private në Snapchat, në vend që të përdorin atë të prindërve.
Aktualisht, kompanitë e mediave sociale janë përgjegjëse për vendosjen e kufijve të moshës në platformat e tyre. Megjithatë, sipas projektligjit të sigurisë në internet, atyre do t’u kërkohet me ligj që të respektojnë këto kufizime dhe të demonstrojnë se si po e bëjnë këtë, për shembull nëpërmjet teknologjisë së verifikimit të moshës.
Kompanitë që nuk respektojnë kushtet e tyre të shërbimit përballen me gjobë deri në 10% të xhiros së tyre vjetore. Në vitin 2022, hulumtimi i Ofcom zbuloi se 60% e fëmijëve të moshës tetë dhe 11 vjeç kishin të paktën një llogari të mediave sociale, shpesh të krijuar, duke dhënë një datë të rreme lindjeje./Albeu.com
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss











