Lajme
Zvicra heq nga përdorimi raketa të caktuara
Zvicra po i largon nga përdorimi armët kundërajrore, të cilat mund t’i shfrytëzojë Ukraina. Kompania federale Armasuisse ka konfirmuar se të parat raketa Raiper tashmë janë çmontuar. “Synohet që të gjitha sistemet të çmontohen dhe të asgjësohen”, ka thënë zëdhënësi Kaj – Gunnar Sievert, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Ushtria zvicerane ka blerë në vitin 1980 gjithsej 60 sisteme të tilla e në vitin 2007 investoi në modernizimin e tyre, duke blerë edhe 2000 raketa të tjera, që po ashtu do të asgjësohen tani.
Për Ukrainën, këto raketa mund të jenë të shfrytëzueshme. “Raketat Rapier janë të vjetra, por nuk janë plotësisht që mund t’i shërbejnë Ukrainës”, ka thënë Peter Schneider, ish-kryeredaktori i “Allgemeine Schëeizerische Militaerzeitschrift”, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Ligjërisht Zvicra mund t’i nxjerrë këto raketa në shitje. Në vitin 2006, Këshilli Federal vendosi që sistemet e huaja që ishin hequr nga shërbimi mund të shiteshin në vendin e prodhimit pa asnjë kusht. Duke qenë se sistemi është britanik, Londra mund t’i blejë ato. Por, as Britania e Madhe e as Zvicra nuk kanë bërë kërkesa të tilla.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss












