Lajme
14.000 të huaj në Vjenë morën shtetësi austriake brenda një viti
Numri i të huajve, të cilët marrin shtetësi austriake po shtohet nga viti në vit
Në vitin 2022, rreth 21,000 të huaj në gjithë Austrinë u pajisen me shtetësi austriake. Pothuajse 70 për qind e tyre u miratuan nga Magistrati 35 në Vjenë. Këto shifra u publikuan nga Statistik Austria, raporton albinfo.at.
“Më vjen mirë që gjithnjë e më shumë persona nga vende të ndryshme të botës që tani jetojnë në Vjenë po aplikojnë dhe marrin shtetësinë austriake”, tha nënkryetari i Bashkisë dhe këshilltari i qytetit për Integrim, Christoph Wiederkehr.
Gjithsej në gjithë Austrinë me shtetësi austriake u pajisen 20.606 persona, ndërkohë 14.167 prej tyre vetëm në Vjenë.
Departamenti i Emigracionit dhe Shtetësisë i njohur si (MA 35) krahasuar me vitin 2021, gjatë vitit 2022 ka arritur të trefishojë numrin e dhënies së shtetësisë.
“Rritja e konsiderueshme e numrit të aplikacioneve të përpunuara tregon gjithashtu se procedurat në MA 35 trajtohen në mënyrë më efikase dhe profesionale,” thotë Wiederkehr, transmeton albinfo.at, teksa shton. “Përpjekjet shtesë me të cilat përballet Vjena në krahasim me të gjitha shtetet e tjera federale janë veçanërisht të dukshme kur ka një kërkesë mbi mesataren për rezervimin e takimeve”. Objektivi është rritja e kapacitetit të administratës me 50 për qind deri në vjeshtën e vitit 2023 për të shkurtuar kohën e pritjes. Aktualisht, klientët ende shpesh presin më shumë se një vit për një takim.
Një pjesë e madhe e shtetësisë për vitin e kaluar është dhënë për pasardhësit e viktimave të nacionalsocializmit. Gjithsej janë natyralizuar 9696 persona, që është 47.1 për qind e të gjitha natyralizimeve në Austri. Shumica e këtyre aplikimeve ishin nga qytetarët e Izraelit, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër, sot 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












