Lajme
Zvicër: Kërkohet përjashtimi i Bjellorusisë nga Euro 2024
Një grup i parlamentarëve zviceranë me një letër drejtuar presidentit të UEFA-s kanë kërkuar që ndeshja në kuadër të EURO 2024 mes Zvicrës dhe Bjellorusisë më 25 mars të mos mbahet.
“Kombëtarja e Zvicrës duhet të luajë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër ekipit të një vendi që është përgjegjës për shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut dhe që mbështet agresionin në Ukrainë, është diçka që nuk mund ta falim”, thuhet në letrën e hapur, raporton Swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Letra është nënshkruar nga 30 anëtarë të të dy dhomave të Parlamentit dhe i drejtohet presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) të Sllovenisë, Aleksander Ceferin.
Më shumë se 100 anëtarë të Parlamentit Evropian, po ashtu i kanë nisur letër me të njëjtën thirrje. Libereco dhe Campax, një OJQ tjetër zvicerane, kishin nisur më parë një fushatë duke kërkuar që UEFA të përjashtonte Bjellorusinë nga Kampionatin Evropian, i njohur ndryshe si Euro 2024. “Derisa, UEFA e ka përjashtuar Rusinë nga të gjitha garat e futbollit, Bjellorusia ende lejohet të marrë pjesë”, thotë Lars Bünger, President i Libereco Zvicër, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Bjellorusia me presidentin e saj, Alexander Lukashenko, është aleat i Rusisë dhe e lejoi Moskën të përdorë territorin e saj për pushtimin e Ukrainës. Ajo akuzohet gjithashtu për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në vend, raporton swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










