Lajme
Zvicër: Trajnim për rindërtim për refugjatët ukrainas
Në Bern po mbahet trajnimi për refugjatët ukrainas në mënyrë që ata të marrin pjesë në rindërtimin e shtetit të tyre.
Para më shumë se një viti, Rusia pushtoi Ukrainën dhe që nga ajo kohë, niveli i shkatërrimeve është i lartë. Në Zvicër ka nisur iniciativë për të ndihmuar në rindërtim. Iniciativë kjo e ish presidentit Ignazio Cassis, Zvicra mbajti Konferencën për rindërtimin e Ukrainë në Lugano në korrik të 2022, ku morën pjesë 58 delegacione ndërkombëtare dhe qindra përfaqësues, financues nga sektori privat, raporton Swissinfo.ch, përcjellë Albinfo.ch.
Konferenca u kritikua për shkak që dukej herët të mendohej për rindërtim, derisa po vazhdonte lufta. Pavarësisht kësaj, në Lugano nisën diskutime mbi këtë çështje dhe dy konferenca të ngjashme u mbajtën në Berlin dhe Paris, ndërkohë që në qershor do mbahet një tjetër konferencë në Londër.
Konferenca e Luganos po ashtu shërbeu për të motivuar qytetarët. Thomah Rohner ishte një nga pjesëmarrësit. Disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, profedori i Universitetit të Bernit filluan të mendojnë se si mund të ndihmojnë. “E dija që nga fillimi se duhej të bënim më shumë për tu solidarizuar. Duhej të bënim diçka konkrete”, tha ai, shkruan Swissinfo.ch, përcjellë Albinfo.ch.
Në Lugano Rohner mblodhi një ekip të njerëzve për të jetësuar planin e tij, për një program që do tu shërbente refugjatëve ukrainas në Zvicër në mënyrë që të trajnoheshin për të rindërtuar vendlindjen e tyre. “Programi është për Ukrainasit në mënyrë që të përgatiten për rindërtimin e vendit të tyre. Studentës bëjnë planet, ne ju japim metodat se si t’i implementojnë” tha Rohner. Projektet vijnë direkt nga Ukraina, për shembull si të menaxhohen dëmet në sistemet e ujit e elektricitetit dhe po ashtu për ndihmë në rindërtimin e ndërtesave dhe infrastrukturë, raporton Swissinfo.ch, përcjellë Albinfo.ch.
Kursi po ashtu ka për qëllim edhe riciklimin ose ripërdorimin e materialeve të përdorura, identifikimin e hapësirave të dëmtuara përmes dronëve ose edhe identifikimin e hapësirave të kontaminuara. Kursi ka nisur në fund të muajit shkurt dhe një numër i madh i universiteteve dhe institucioneve në Zvicër e Ukrainë janë të përfshira, shkruan Swissinfo.ch, përcjellë Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










