Lajme
Punëtorët e CS, nën ethe për vendet e punës
Mijëra vende punë në Credit Suisse janë në rrezik. Punëtorët thonë që janë nën ethe për atë se çka do të ndodhë pas bashkimit. “Vetëm mund të qaj”, ka thënë një punëtor për 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Për më shumë se 20 vjet është punëtor në Credit Suisse dhe thotë që kjo është e pabesueshme. “Zemërim, zhgënjim, zemërimi dhe zhgënjimi, gjithçka. Dhe po, edhe frikë nga e ardhmja”, thotë ai. Mes tjerash, punëtorët e CS ndihen edhe të mashturar. “Është e pabesueshme çfarë i kanë bërë menaxherët kësaj kompanie. Nuk do të jetë më mirë në UBS”, ka thënë një menaxher projektesh për 20minuten, përcjell albinfo.ch.
“Po, jam e shqetësuar për punën time dhe gjithashtu për partneritetin tim”, thotë një tjetër punëtor për 20minuten, përcjell Albinfo.ch. 60-vjeçarja thotë se ka punuar për 13 vjet këtu dhe frikësohet se mos do largohet nga puna. “Në moshën time, nuk mund të gjej më punë me të njëjtat paga dhe nuk mund të përballoj pensionin e parakohshëm”, ka shprehur shqetësimin e saj. Historia për të është e përsëritur pasi në 2008 ishte pushuar nga puna në UBS kur kjo kompani përballej me probleme financiare, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Të zhgënjyer me situatën, disa punëtorë thonë që do të largohen vullnetarisht nëse banka i paguan disa para për fondin e pensioneve.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











