Kosova
Gjermani: Ndryshime në Rregulloren e Ballkanit Perëndimor
Në Gjermani, sipas të dhënave të Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet e Profesionit, aktualisht janë 1.98 milionë vende të lira pune. Për shkak të kësaj mungese të fuqisë punëtore, qeveria gjermane po planifikon të liberalizojë tutje Ligjin për Migracionin e Punës. Kështu edhe “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor” do të pësojë ndryshime. Nga njëra anë, kjo Rregullore nuk do të jetë më e kufizuar në kohë – Rregulloja e deritanishme zgjat deri në fund të vitit 2023 – nga ana tjetër, kontingjenti i punëtorëve nga Ballkani do të dyfishohet në 50 mijë punëtorë në vit, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Këto ndryshime janë mirëpritur nga punëdhënësit gjermanë që po e shtyjnë shumë këtë çështje. Edhe Shoqata e Sindikatave Gjermane ka dyshime. Evelyn Räder, e DGB, e përshëndet migracionin për punë, por thekson se kushtet e punës për punëmarrësit nga Ballkani duhen parë me shumë kujdes. “Njerëzit që vijnë janë në masë të madhe të varur nga punëdhënësi i tyre. Ata kanë një leje pune, por kjo është e lidhur me vendin e punës që kanë. Kjo krijon frikë, që nëse nuk ulin kokën, mund edhe të kthehen. Nga ana tjetër, ata nuk flasin gjermanisht dhe nuk informohen për të drejtat e tyre. Të gjitha këto bëjnë që në praktikë ata të pranojnë kushte më të këqija pune”, thekson Räder, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Tre të katërtat e punëtorëve nga Ballkani punojnë në ndërtim, në gastronomi dhe në kujdesin shëndetësor për të moshuarit, 44% vetëm në ndërtim dhe shumica janë me paga të ulëta. Sipas vlerësimit të DGB-së nuk bëhet fjalë për të tërhequr forca të kualifikuara, por për të fituar fuqi punëtore për punë të thjeshta të papaguara mirë. “Ky është thjesht një program punësimi në favor të punëdhënësve, që në këtë mënyrë fitojnë fuqi punëtore, të cilën në rast nevoje mund ta nxjerrin në rrugë sërish”, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Problem mbetet edhe siguria në punë, sidomos në ndërtim. Shoqata e Industrisë së Ndërtimit ka hequr dorë vitin e kaluar nga zgjatja e marrëveshjes për pagesën në bazë tarifash. Punëtorët mund të paguhen vetëm me një pagë minimale prej 12 eurosh në orë, që është shumë më pak se pagesa më parë, dikur në këtë degë paguheshin 13 euro deri në 16 euro në orë. Punëtorët nga Ballkani janë grup veçanërisht i rrezikuar, ata nuk i njohin të drejtat e tyre, dhe për shumë vetë nga Ballkani kushtet e punës janë të papranueshme krahasuar edhe me vendet nga vijnë. Kësaj i shtohet që kontrollet shtetërore janë shumë të pakta, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi të shqetësuar, se në këtë mënyrë ushtrohet presion për kushtet e punës të të gjithë të punësuarve në këtë degë- do të bëhet më e vështirë të arrihet marrëveshje tarifash dhe pa to krijohet një program dumpingu më drejtim uljen e rrogave”, paralajmëron Evelyn Räder nga DGB. Si zgjidhje shihen disa ndryshime te Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Një prej tyre është mundësia e ndryshimit të punëdhënësit pa u detyruar të aplikosh sërish për vizë pune, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj Komunat në rajonin Jura Arc po përballen me vështirësi financiare për shkak të varësisë së lartë... -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër











