Lajme
17-vjeçarit i konfiskohet telefoni nga shkolla, prindërit kërcënojnë me padi
Një 17-vjeçarit në një shkollë në kantonin e Friburgut, shkolla i ka konfiskuar telefonin celular me arsyetimin se dëgjon shumë muzikë dhe po ashtu ka rregullore që e ndalojnë përdorimin e celularëve në shkollë, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Mësuesi që e pa 17-vjeçarin duke përdorur telefonin ia konfiskoi atë për një javë të tërë. Kjo ka acaruar prindin e 17-vjeçarit që thotë se veprimi është i papranueshëm. “Fakti që djali im nuk mund të kontaktohet për një javë të tërë më duket joproporcional. Kur u përpoqa të marr një deklaratë me shkrim nga shkolla, vetëm më thanë se tërheqja nuk ishte masë disiplinore. Kështu që nuk kisha asgjë për të kontestuar”, thotë prindi, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, prindi i 17-vjeçarit nuk do të dorëzohet. “Tani kam kërkuar të ashtuquajturin gjykim deklarativ nga drejtoria e arsimit. Ata duhet ta përdorin atë për të gjykuar nëse konfiskimi i celularit për një javë ishte i ligjshëm. Deri më tani askush nuk i ka rezistuar kësaj mase. Tani gjykata do të duhet të gjykojë nëse është e arsyeshme të konfiskohet një celular për një javë të tërë,” është shprehur prindi i 17-vjeçarit, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja pse prindi po kundërshton këtë masë që shkolla i vendosi të birit është për shkak që nuk jeton plotësisht me të, pasi që ai dhe e ëma janë të divorcuar.
Ndërkohë, rektori i shkollës nuk e ka komentuar rastin, thotë se po punojnë që të kujdesen si më së miri për të gjithë nxënësit. “Ne përpiqemi të sigurojmë kujdesin më të mirë të mundshëm për çdo student. Me mbështetje dashamirës arsimore dhe në përputhje të rreptë me ligjin e shkollës, rregulloret dhe udhëzimet e tjera”, thotë ai për 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Çështja e përdorimit të pajisjeve elektronike në shkollë është e rregulluar edhe me ligj në kantonin e Friburgut. Sipas kësaj, nxënësve nuk u lejohet përdorimi i pajisjeve elektronike deri në momentin që mësuesi nuk e lejon një gjë të tillë. Në rast se kjo shkelet, atëherë mësuesit i lejohet të konfiskojë pajisjen, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










