Lajme
Britania e Madhe gjobit TikTok-un
Tik Tok është gjobitur me 12.7 milionë funte për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve, tha mbikëqyrësi i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar.
Një hetim i kryer nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) zbuloi se aplikacioni për shpërndarjen e videove shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave, duke shtuar se shkeljet kanë ndodhur midis majit 2018 dhe korrikut 2020.
Në shtator, ICO-ja i dërgoi Tik Tok-ut një njoftim, i cili e paralajmëronte për dhënien e një gjobe të mundshme.
ICO vlerëson se Tik Tok-u lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar nën 13-vjeç të përdorin platformën e tij në vitin 2020, pavarësisht rregullave që nuk lejojnë fëmijët e kësaj moshe të krijojnë llogari.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar thotë se platformat që përdorin të dhëna personale kur ofrojnë informacion për fëmijët nën moshën 13-vjeçare duhet të kenë pëlqimin e prindërve.
Komisioneri për informacion, John Edwards, tha se “ka ligje në fuqi që sigurojnë që fëmijët tanë të jenë po aq të sigurt në botën digjitale – sa janë në botën fizike. Tik Tok nuk iu përmbajt këtyre ligjeve”./Reuters
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss











