Lajme
Në një operacion të rrallë një pacientes iu hoq tumori që peshonte 42 kilogramë
Një ndërhyrje e rrallë është kryer në Milano të Italisë, ku një 49-vjeçareje i është hequr një tumor ovarian në masën 42 kilogramë.
Gruaja u bë e vetëdijshme për tumorin vitin e kaluar kur filloi të shtonte peshë dhe nga 78 kilogramë shkoi në 120 kg. Kur situata u përkeqësua, ajo bëri disa kontrolle dhe me një vizitë gjinekologjike zbuloi se cili ishte shkaku: një tumor ovarian që ishte rritur në mënyrë dramatike, peshonte deri në 42 kilogramë. Dy institucione të ndryshme shëndetësore i thanë se ishte i paoperueshëm, por pasi u konfirmua diagnoza, ndërhyrja shumë komplekse u mor përsipër nga Poliklinika Mangiagalli.
“Kur fillova të shtoja peshë nuk i kushtova shumë rëndësi, sepse nuk kam pasur kurrë dhimbje, derisa kam filluar të marr frymë dhe të eci me shumë vështirësi”, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Për të hequr tumorin u deshën katër orë në sallën e operacionit. Dhe pas operacionit dhe qëndrimit disaditor në spital 49-vjeçarja u kthye në shtëpi, ku do të vazhdojë kontrollet për patologjinë e saj.
“Kur u zgjova pas operacionit nuk mund ta besoja, isha shumë e lumtur dhe shumë mirënjohëse. Më dha një shans të vazhdoj të jetoj pranë vajzës sime dhe ta shoh atë të rritet”, komentoi gruaja.
“U desh të hiqej vezorja e djathtë, e cila ishte rritur në mënyrë të pakontrolluar për shkak të tumorit – thonë specialistët – por edhe të rindërtohej muri i barkut, i cili duhej të përshtatej me një masë kaq voluminoze”.
“Tumori së bashku me shtojcat e tij peshonte rreth 42 kilogramë, një dukuri vërtet e rrallë. Pacientja e ka përballuar shumë mirë operacionin dhe ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore, në përputhje me patologjinë e saj. Pesha e saj në dalje është rikthyer 78 kg”, thanë mjekët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss













