Kosova
Kosovë: Mbi 100 milionë euro import të duhanit
Rreth 4200 tonë të të gjitha llojeve të duhanit janë importuar nga Kosova brenda një viti.
Nëse përkthehet në shumë monetare ajo përfshin 105 milionë euro.
“Kosova ka vite që ka një import stabil të produkteve të cigares apo duhanit. Ne brenda një viti importojmë rreth 4200 tonë të gjitha llojeve të duhanit apo cigareve të paketuara. E gjithë kjo sasi ka vlerë rreth 105 milionë euro ndërsa taksat që janë paguar arrijnë rreth 281 milionë euro. Kështu që brenda një viti shpenzohet rreth 390 milionë euro në këto produkte nga ana e shtetaseve të Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e doganës.
Sipas këtyre të dhënave, duhani vjen nga shtete të ndryshme.
“Kryesisht importi i duhanit është i fokusuar nga Evropa, nga vendet e Evropës, Gjermania, Polonia por kemi edhe nga Turqia një sasi të caktuar por edhe nga Maqedonia, por mbi 90 për qind është me origjinë nga Unioni Evropian dhe Zvicra”.
Për vetëm 3 muaj të vitit 2023 Kosova ka shpenzuar afër 70 milionë euro për import të duhanit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












