Muzikë
Arbëreshë e shqiptarë, së bashku në magjinë e festës “Vallje”, në Kalabri
Është një festivitet i hershëm në komunën Civita (Çift) ku arbëreshët janë me "petkat e tyre" që i identifikojnë si komunitet 600 vjeçar në Kalabri
Festa e “Vallje” në Komunën Civita (Çift) – Kalabri, është një festim i përvitshëm që i dedikohet vetëm kulturës arbëreshe, ku shpalosen nga shumë katunde arbëreshe, valle, këngë acapella (me disa zëra dhe pa instrumenta) si dhe kostume të mrekullueshme historike.
Është një festivitet i hershëm ku më shumë se çdo ditë, arbëreshët janë me “petkat e tyre” që i identifikojnë si komunitet 600 vjeçar në Kalabri.
Gjithnjë e më shpesh në këtë festivitet po ftohen dhe marrin pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora shqiptare, jo vetëm si turistë, por me prezantime teatrale, solistë dhe grupe muzikore e tradicionale shqiptare, krahas grupeve arbëreshe.
Më 11 prill 2023 në Civita, përveç festiviteteve rituale arbëreshe këtë vit, artisti organizator, Mimmo Imbrogno bashkë me grupin “Vëllezërit Arbëresh” nën patronatin e Komunës Civita, ka ftuar për një koncert të përbashkët pjesëmarrës edhe nga Zvicra e Tirana.
Këtu bëhet fjalë për grupin e të rinjve të shkollës “Ernest Koliqi”, artisten-pianiste Ermira Lefort që do të prezantojnë “lirika të mirënjohura shqiptare” me sopranon profesioniste arbëreshe Maria Cristina Imbrogno, shkruan albinfo.ch. Po ashtu janë ftuar grupet nga Gjeneva “Hareja” & dhe grupi i valleve tradicionale “Gëzuar”, gazetari i mirënjohur Z.Rexhep Rifati me librin e tij të ri “Arbëreshët”, i cili do të udhëtojë për tek arbëreshët bashkë me 50 studentë shqiptarë nga Zvicra.
Komuna CIVITA ka në axhendë mirëpritjen e këtyre bashkëpjesmarrësve në “VALLJE” arbëreshe, me ç`rast do të nderojë me “Mirënjohje” për kontribute, individë e grupe.
Këto festivitete arbëreshe-shqiptare, përveç artit, traditës, folklorit, rrugëtimeve përkatëse të emigrimit dhe ruajtjes së identitetit kulturor, të “gjakut të shprishur” ( të shpërndarë në diasporë) shpalosin kulturën dhe shpirtin festiv, të bashkuar.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025












