Lajme
Këto janë aeroportet më të ngarkuara në botë
Aeroporti i Stambollit është bërë një nga aeroportet më të ngarkuar në botë vitin e kaluar, sipas raportit botëror të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI), të publikuar të mërkurën. Aeroporti i Atlantës me bazë në SHBA ishte i pari në listën e top 10 aeroporteve më të ngarkuar. Atë e pasuan aeroporti “Forh Worth” në Dallas dhe ai Denverit, po ashtu në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Aeroporti i Stambollit ishte aeroporti i shtatë më i ngarkuar me një numër total pasagjerësh prej 64,29 milionë, me një rritje prej 73,8 për qind në bazë vjetore. Sipas raportit, Aeroporti i Stambollit ishte i 14-ti më i ngarkuar në vitin 2021 dhe i 28-ti në 2020.
Numri i pasagjerëve të shërbyer nga Aeroporti i Stambollit është rritur gjithashtu me 23,2 për qind krahasuar me vitin 2019, periudhë para pandemisë. Ndër 10 aeroportet kryesore në listë, vetëm aeroporti i Denverit (0,2 për qind) dhe ai i Stambollit kanë arritur të rrisin numrin e pasagjerëve kundrejt epokës para pandemisë.
Aeroporte të tjera në listë janë: “O’Hare” i Çikagos (i 4-ti), Aeroporti i Dubait (5),
Los Anxhelosi (6-ti), “Heathrow” i Mbretërisë së Bashkuar (8), aeroporti indian “Indira Gandhi” (i 9-ti) dhe “Charles de-Gaulle” i Francës (i 10-ti).
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











