Lajme
Amsterdami ndalon avionët privatë dhe fluturimet e natës
Në parim në aeroportin e Schipholit nuk do të lejohen të ulen më as avionë privatë, sepse ata shkaktojnë “ndotje akustike në mënyrë disproporcionale të lartë dhe emetime të dioksidit të karbonit CO2 për pasagjer”, njoftoi aeroporti. Grupet mjedisore dhe banorët vendas reaguan pozitivisht.
Në të ardhmen nuk do të lejohen avionë që do të nisin nga aeroporti i Amsterdamit fluturimin nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit. Po ashtu deri në orën 5 të mëngjesit nuk do të lejohen më avionë që të ulen në Amsterdam. Sipas aeroportit, prej këtyre masave preken rreth 10,000 fluturime nate.
Qeveria holandeze kishte vendosur para disa kohësh që për shkak të zhurmës dhe ndotjes së mjedisit, aeroporti i Amsterdamit duhet të reduktojë deri vitin e ardhshëm numrin e fluturimeve nga maksimumi 500,000 në 440,000 në vit. Nga nëntori do të zbatohet fillimisht një kufi maksimal prej 460,000 fluturimesh.
Shoqëritë ajrore dhe operatorët turistikë reaguan me kritikë ndaj njoftimeve. Shoqëria ajrorore holandeze KLM, me seli në Schiphol, dhe katër linja të tjera ajrore ngritën padi kundër këtij vendimi./DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss













