Lajme
Putin me probleme shëndetësore, mjekët në Rusi, nën alarm
Vladimir Putin kaloi disa shqetësime serioze shëndetësore që shkaktuan panik te mjekët e tij në Rusi.
Presidenti rus pati ‘dhimbje të forta’ në kokë, shikim të paqartë dhe ‘gjuhë të mpirë’, sipas kanalit Telegram General SVR.
Ai gjithashtu thuhet se ka përjetuar një ‘humbje të pjesshme të ndjeshmërisë në krahun dhe këmbën e djathtë’ që kërkon kujdes urgjent mjekësor, shkruan Metro.uk
Një ‘këshill mjekësh’ dha ndihmën e parë dhe këshilloi Putinin të merrte ilaçe dhe të pushonte për disa ditë.
Por, në vend që të ndiqte këtë këshillë, kryeministri rus refuzoi të pushonte, duke zgjedhur të jepte raporte të zymta nga lufta në Ukrainë.
Gjendja e tij u përmirësua, duke lehtësuar ekipin e tij të madh të mjekëve, thuhet në postim.
Kanali, i cili pretendon se ka informacione të brendshme nga Kremlini, ka thënë vazhdimisht se Putini është i sëmurë me kancer dhe kushtet e tij dhe mjekimi ndikojnë në vendimmarrjen e tij.
“Vdekja e papritur e Putinit do t’i vendosë të gjithë përpara të panjohurës, ose më mirë, në prag të mbijetesës”, thotë General SVR
Thashethemet janë përhapur në lidhje me shëndetin e Putinit të nxitura nga zakoni i tij për t’u kapur fort pas tavolinave dhe për të bërë lëvizje të çuditshme shtrënguese me këmbët e tij.
Kremlini dhe ministrat e tij këmbëngulin se ai gëzon shëndet të plotë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet











