Lajme
6 vjet e 2 muaj burgim për zviceranin që ka plagosur rëndë kosovarin
39-vjeçari zviceran, i bezdisur nga zhurma e të rinjve në oborr te shkollës ka qëlluar me armë drejt tyre, me ç`rast ka plagosur një kosovar 21 vjeçar
Personi që ka qëlluar me pushkë një të ri në një kënd lojrash në Ebikon LU është fajtor për tentim vrasjeje të qëllimtë dhe dënohet me 6 vjet e 2 muaj burg, transmeton albinfo.ch. Gjykata kantonale e Lucernit ka konfirmuar aktgjykimin e gjykatës penale, është bërë e ditur sot.
39-vjeçari zviceran duke vëzhguar të rinjtë në oborrin e shkollës aty afër nga ballkoni i tij në vitin 2017, qe ndier i bezdisur nga zhurma e tyre, shkruan sda.ch.
Pastaj ai ka nxjerrë armën e ushtrisë, një pushkë automatike, e ka mbushur, e ka drejtuar në drejtim të grupit prej rreth dhjetë të rinjsh nga një distancë prej 50 metrash dhe ka tërhequr këmbëzën, trasnmeton albinfo.ch. E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit një kosovar atëherë 21-vjeçar dhe e ka plagosur rëndë.
Në fund të vitit 2021, Gjykata Penale e kishte dënuar autorin me 6 vjet e 2 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe rrezikim të shumëfishtë të jetës.
Kundër këtij vendimi i akuzuari u ankua, duke e cilësuar aktin si aksident. Avokati i tij kërkoi dënim me kusht me dy vjet burg për lëndim trupor nga pakujdesia
Megjithatë, ashtu si për gjykatën penale, edhe për gjykatën kantonale, paraqitja e incidentit si një zinxhir rrethanash fatkeqe është vetëm një pretendim mbrojtës. Sipas gjykatës së lartë, i akuzuari ka marrë armën, e ka bërë gati për të qëlluar dhe ka marrë vendim që të gjuajë në “burimin e zhurmës”, shkruan në aktgjykim, përcjell albinfo.ch. Ai ka shënjestruar njerëzit dhe ka shtënë drejt tyre.
Gjykata Kantonale e klasifikoi aktin si “të ulët”, por edhe si “spontan” dhe si “veprim të menjëhershëm”. I akuzuari kishte përjetuar stres në punë dhe jetë private dhe kishte pirë alkool. Edhe pse ai e banalizon aktin e tij, dorasi ka qenë bashkëpunues në procesin hetimor.
Kështu, atij i konfirmohet dënimi prej 6 vjet e dy muaj burg. Veç kësaj, i akuzuari duhet t’i paguajë viktimës një dëmshpërblim prej 25.000 frangash.
Aktgjykimi i Gjykatës Kantonale nuk është ende i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













