Lajme
Cili është njeriu më i pasur në Zvicër?
Ai ka miliarda franga, është aksionar dhe udhëheq disa kompani
Quhet Klaus-Michael Kühne, njeriu që zotëron më së shumti pasuri në Zvicër, por ai nuk është zviceran, por gjerman, transmeton albinfo.ch.
Referuar revistës Forbes, Klaus-Michael Kühne ka pasuri prej 36 miliardë frangash zvicerane.
Po ashtu ai është pronari mazhoritar i kompanisë logjistike Kuehne + Nagel.
“Njeriu më i pasur në Zvicër: Klaus-Michael Kuehne”, kështu nis titulli i gazetës “SonntagsZeitung” duke iu referuar revistës “Forbes”, banori i Hamburgut është banori më i pasur i Zvicrës.
Ai është i moshës 85-vjeçare, ka lindur në Hamburg dhe që nga viti 1975 jeton me gruan e tij në Schindellegi SZ. Kuehne u pasurua kryesisht me kompaninë e tij të logjistikës Kuehne + Nagel, të cilën gjyshi i tij e themeloi në 1890.
Vlen të theksohet se ai është edhe një aksionar kryesor në Grupin Lufthansa, kompaninë e transportit Hapag Lloyd dhe klubin gjerman të futbollit Hamburger SV.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












