Lajme
Zvicra do të ndajë 2 miliardë dollarë për Ukrainën
Pas kritikave për përgjigjje ndaj luftës
Së fundmi, Zvicra ka raportuar se do të shpenzojë 2 miliardë dollarë për të dërguar ndihmë humanitare dhe asistencë për zhvillim të Ukrainës në gjashtë vjetët e ardhshëm. Ky vendim është marrë, pas kritikave të Perëndimit ndaj Bernit, që të bëjë më shumë për të mbrojtur veten kundër pushtuesve rusë, përcjell albinfo.ch.
Qeveria zvicerane ka konfirmuar për ndarje të 2 miliardë dollarëve deri më 2028, përveç 300 milionë dollarëve që tashmë i ka ndarë për këtë, dhe vitin tjetër.
Rreth 650 milionë dollarë tashmë janë rezervuar për të ndihmuar në rindërtim të Ukrainës.
Shumë vende e kanë kritikuar Zvicrën edhe pse nuk ka dhënë autorizim për dërgim të armëve të prodhuara nga ajo në fushëbetejën në Ukrainë.
Mirëpo zviceranët kanë argumentuar se kushtetuta e tyre parasheh neutralitet, dhe ndalon dërgimin e armëve në zona të luftës, siç është ajo në Ukrainë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike











