Lajme
Pavarësisht protestave, Macron nënshkruan ligjin për reformën në pensione
Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka nënshkruar të shtunën ligjin për reformën në pensione, duke sfiduar tre muaj protesta dhe zotimet e sindikatave se nuk do ta zbatojnë vendimin e ri, përcjell albinfo.ch.
Ligji ka hyrë në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Francës.
Ky publikim është bërë disa orë pasi Këshilli Kushtetues i ka dhënë dritën jeshile fuqizimit të ligjit, i cili parasheh rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç.
Sindikatat kanë paralajmëruar se do të thërrasin protesta më 1 maj, kur shënohet Dita e Punëtorëve.
Beteja për të nënshkruar këtë ligj është kthyer në sfidën më të madhe për Macronin, përgjatë mandatit të tij të dytë si president.
Kjo temë i ka kushtuar atij edhe me rënie të popullaritetit.
Sondazhet kanë treguar se dy në tre franceze janë kundër vazhdimit të punës për dy vjet më shumë.
Mirëpo, Macron i ka konsideruar ndryshimet si të “domosdoshme”, për të shmangur deficitin në buxhetin për pensione, i cili, sipas parashikimeve, mund të arrijë në 13.5 miliardë euro deri më 2030.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













