Lajme
Gjermania dokumenton qindra krime të luftës në Ukrainë
Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) ka marrë 337 informacione për krime të mundshme lufte në Ukrainë, raportoi të dielën gazeta Welt am Sonntag, përcjell albinfo.ch
Duke cituar shifrat e qeverisë nga shkurti 2022 deri në mes të prillit, gazeta tha se hetuesit kishin intervistuar rreth 90 dëshmitarë okularë rreth mizorive të supozuara të kryera nga ushtarët rusë gjatë luftës në Ukrainë. Dy të tretat e të pyeturve ishin refugjatë nga Ukraina, të cilët kanë ikur në Gjermani. Burime të tjera ishin nga shtetas gjermanë në Ukrainë, shkruan DW.
Informacioni u dha nga Ministria e Brendshme gjermane në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga ligjvënësi i qendrës së djathtë, Günter Krings, përcjell albinfo.ch.
Welt am Sonntag tha se BKA ka ofruar mbështetje mjeko-ligjore për hetuesit ukrainas që investojnë krime lufte. Berlini ka ofruar gjithashtu “automjete motorike dhe burime të tjera menaxhuese dhe operacionale” me një vlerë totale prej më shumë se 11.5 milionë euro (12.8 milionë dollarë), shkruan DW.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













