Lajme
Kantoni Graubünden pranon të huajt me “Vizën C” për të punuar si policë
Policia kantonale e Graubünden u mundëson personave me leje të përhershme qëndrimi ( Vizë C) të punojnë si policë
Kushdo që ka lejen e qëndrimi të përhershëm (“Vizë C”) në Graubünden, mund të regjistrohet në të ardhmen për të bërë testin e aftësisë si punonjës policie, praktikant, transmeton albinfo.ch një komunikatë të autoriteteve të këtij kantoni.
Qeveria e Kantonit ka vendosur të rregullojë procesin e rekrutimit në përputhje me rrethanat.
Gjithsej 400 policë punojnë për policinë e kantonit Graubünden. Çdo vit, ndërmjet 15 dhe 25 aspirantë nga Graubündeni përfundojnë trajnimin në shkollat e policisë në Zvicrën Lindore dhe Ticino, për t’u bërë policë.
Policia kantonale në Graubünden ka një gamë të gjerë detyrash dhe merret me sigurinë, paqen dhe rendin për banorët, frekuentueist e festave, pjesëmarrësit në kongrese dhe udhëtarët që kalojnë atje. Përveç kësaj, ajo punon me organizata partnere në vendet fqinje në kufirin kombëtar dhe me departamente të ndryshme brenda administratës për tema specifike.
Përshtatja e procesit të rekrutimit
Për të qenë në gjendje të rekrutojnë mjaft të rinj, shumë trupa policore dhe policia kantonale e Graubündenit kanë përshtatur ose hequr në vitet e fundit kriteret e tyre si madhësia minimale dhe mosha e kandidatit.
Trupat policore të kantoneve Basel-Stadt, Schwyz, Neuchâtel dhe Jura kanë shkuar tashmë një hap më tej, transmeton albinfo.ch, Ato, për ta bërë profesionin e policisë të qasshëm për një grup më të madh njerëzish – kanë hequr kriterin formal për nënshtetësinë zvicerane për të përfshirë brenda policisë edhe perosnat e huaj, me leje qëndrimi të përhershme (leje C).
Graubündeni tani po i përshtat këto specifikime. Megjithatë, kriteret e larta personale për policët e mundshëm, mbeten, përcjell albinfo.ch. Kjo, përkundër faktit se tani e tutje, kushdo në Graubünden që ka një leje qëndrimi të përhershme do të jetë gjithashtu në gjendje të regjistrohet në policinë kantonale për testin e aftësisë për kursin e trajnimit dyvjeçar.
(Foto: KAPO Graubünden)
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














