Lajme
Mali i Zi, vendi i parë në botë që do të paguajë Viberin
Mali i Zi është vendi i parë në botë që Rakuten Viber ka zgjedhur për të vënë në dispozicion të përdoruesve shërbimin premium të abonimit duke filluar nga sot.
Siç thuhet në njoftim, përdoruesit nga Mali i Zi që vendosin të abonohen në Viber Plus do të jenë të parët në botë që do të kenë mundësinë të aktivizojnë shërbime të reja që do të jenë në dispozicion vetëm për abonentët.
Kompania thekson se të gjitha shërbimet dhe funksionalitetet e tjera standarde të aplikacionit Viber do të mbeten falas për përdoruesit në mbarë botën, raporton rtcg.
Rakuten Viber për 1,99 dollarë në muaj ofron opsione të reja si:
Viber pa reklama
Qasje e shkyçur në afishet me pagesë
Mbështetje teknike e drejtpërdrejtë
Ikona unike të aplikacionit
Gjithashtu, përdoruesit e aplikacionit Viber Plus do të marrin një distinktiv verifikimi me avatarin e tyre (foto e profilit), duke konfirmuar abonimin e tyre premium.
Për të aktivizuar këtë shërbim të ri, përdoruesit fillimisht do të klikojnë në “Më shumë” në këndin e poshtëm djathtas të aplikacionit – dhe më pas në funksionin e caktuar Viber Plus për të nisur procesin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












