Futboll
Hajdutët ia vodhën 1.2 milionë euro futbollistit, Shkodran Mustafi
Sërish në diskutim, rrëfehet Shkodran Mustafi
Vitin e kaluar, ndodhi një grabitje në shtëpinë e futbollistit të Levantes, Shkodran Mustafi (me prejardhje nga Gostivari), pasi mbrojtësi shqiptar ishte kthyer nga Gjermania me familjen e tij. Deri më tani, vlera e dëmit thuhej se ishte një milionë euro, por sot AS shkruan se është 1.2 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Hajdutët kanë arritur të vjedhin 12 ora me vlerë totale 800 mijë euro, të markave luksoze si Rolex, Patek Philippe dhe Audemars Piguet. Gjithashtu janë vjedhur tetë çanta luksoze, të prodhuara nga Chanel, Hermes dhe Louis Vuitton, të cilat kushtojnë rreth 50 mijë euro.
Krahas kësaj, hajdutët kanë vjedhur edhe një unazë diamanti, byzylykë dhe gjerdan me vlerë 280 mijë euro. Ata janë larguar edhe me para të gatshme nga shtëpia dhe është një shifër prej 11 mijë eurosh. Mustafi tregoi se si ndodhi gjithçka. Ndërsa ai dhe gruaja e tij po shikonin televizor në dhomën e ndenjes, ata i dërguan fëmijët në dhomën e tyre dhe u siguruan që ata të flinin.
Më pas u dëgjua një zhurmë nga ballkoni dhe hajduti po godiste xhamin me çekiç. Mustafi i bërtiti gruas së tij që të thërriste policinë dhe vrapoi në dhomën ku ishin fëmijët. Ai mori fëmijët dhe dëgjoi gruan e tij që kishte aktivizuar tashmë butonin e alarmit. E teksa gjeti fëmijët dhe u sigurua që ata ishin mirë, Mustafi u përballë me dy hajdutë.
Njëri prej tyre kishte një çekiç me vete dhe nuk e la futbollistin gjerman të mbyllte derën. Ai e kërcënoi Mustafin që të fikte alarmin, ashtu si në fakt ndodhi. Më pas tre hajdutët e çuan Mustafin dhe gruan e tij në dhomën ku mbanin bizhuteritë dhe i pyetën se ku i kishin saktësisht sendet më me vlerë. Në disa sirtarë gjetën bizhuteri të ndryshme, por menjëherë pyetën për kasafortën.
“Nuk e di nga e kanë ditur ekzistencën e kasafortës. E frikësuar gruaja e ka hapur, i ka dhënë para dhe një kuti me tre orë dhe më pas ka tentuar ta mbylli. Por hajdutët e kanë ndaluar dhe kanë arritur të marrin gjithçka që ishte ende aty”, tha Mustafi.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












