Lajme
Përdorimi i rregullt i internetit nga të moshuarit, ul me 50% rrezikun e demencës
Shpesh na thuhet të kemi kujdes për rreziqet e kohës së tepërt para ekranit, por një studim sugjeron se përdorimi i rregullt i internetit mund të ulë rrezikun e demencës.
Studiuesit në Universitetin e Nju-Jorkut gjurmuan 18,000 të rritur të moshës 50-65 vjeç për rreth tetë vjet. Ata u pyetën në fillim të studimit dhe pastaj përsëri çdo dy vjet nëse e përdornin ‘rregullisht’ internetin për të dërguar email, për të blerë, për të shfletuar ose për të rezervuar pushimet.
Ata që u përgjigjën ‘po’ shumicën e kohës kishin një rrezik 50 për qind më të ulët për t’u diagnostikuar me të gjitha format e demencës në krahasim me ata që normalisht thanë ‘jo’ deri në fund të hulumtimit. Shkencëtarët sugjeruan se koha që kalojmë virtualisht mund të jetë për shkak se interneti stimulon trurin për t’u mbrojtur nga përkeqësimi.
Historikisht, të moshuarit i janë shmangur përdorimit të internetit po aq sa edhe homologët e tyre më të rinj. Por rritja e telefonave inteligjentë ka bërë që tani edhe më shumë njerëz në vitet e tyre të moshuara po hyjnë në internet.
Pjesëmarrësit u anketuan çdo vit dhe rezultatet u analizuan. Asnjë pjesëmarrës nuk kishte demencë në fillim të studimit, por deri në fund ajo ishte diagnostikuar në 1,183 njerëz – ose gati pesë për qind e të përfshirëve. Në grupin e njohurive të internetit, 224 nga 10,333 pjesëmarrës u diagnostikuan me demencë (1.5 për qind e totalit). Në grupin tjetër, 959 nga 7,821 pjesëmarrës (10.45 për qind) zhvilluan sëmundjen.
Shkencëtarët analizuan edhe faktorë të tjerë rreziku, duke përfshirë arsimin, grupin etnik, seksin, dhe shenjat e rënies njohëse. Ata nuk morën në konsideratë faktorë të tjerë, si pirja e duhanit, pirja e alkoolit dhe mbipesha, të cilat dihet se të gjithë rrisin rrezikun e demencës./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas














