Lajme
Gjermani: Diskutime për azilkërkuesit
Para samitit të posaçëm të mërkurën, kryeministrat e landeve gjermane kanë rritur presionin ndaj qeverisë.
Kreu i landit të Hesenit, Boris Rhein, kërkoi më shumë para nga federata për qytetet, komunat dhe qarqet. “Federata duhet të paktën të dyfishojë mbështetjen e saj prej 2,75 miliardë eurosh”, tha politikani i CDU-së, shkruan DW.
Në rast se kjo nuk bëhet, nuk mund të financohet akomodimi dhe integrimi i refugjatëve. Rhein kërkon një ujdi në samit, sipas së cilës ndihma e federatës duhet të orientohet tek shifrat e refugjatëve. “E qartë nga tani duhet të jetë, që nëse rriten shifrat e refugjatëve, duhet të rritet edhe shuma e federatës”, thekson Rhein, përcjell albinfo.ch.
Sipas një dokumenti paraprak para takimit të së mërkurës, landet nuk do të marrin më fonde ekstra për refugjatët, dhe ka pasur kritika të shumta për shkak të kësaj kërkese.
Kryeministri i landit Baden-Vyrtemberg, Winfried Kretschmann, (Të Gjelbrit) ka thënë se “federata duhet të bëjë realitet përgjegjësinë e saj, dhe të mos i lerë vetëm landet dhe komunat me shpenzimet e shtuara që kanë në krizën e refugjatëve”.
Kryeministri bavarez, Markus Söder, është i mendimit që të vendosen sanksione ndaj shteteve që nuk riatdhesojnë azilkërkuesit e refuzuar.
Ndërkohë, Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, thotë se ka shanse të mira për një zgjidhje në politikën e migracionit brenda BE-së. “Unë dua që ne si evropianë të veprojmë së bashku, me gjithë kundërshtitë”, përcjell albinfo.ch.
Sipas Faeser, bllokada disavjeçare brenda BE-së është thyer. Këtu bëhet fjalë për ndërtimin e qendrave të azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së, nga ku azilkërkuesit të mund të shpërndahen drejt në vende të tjera ose të kthehen në vendet e origjinës. Por Faeser është skeptike ndaj kërkesave për shumë fonde nga federata për landet gjermane.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














