Kosova
Deputetja shqiptare në Kroaci: Modeli kroat për pakicat, duhet të aplikohet edhe për Kosovën
Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se modeli kroat për pakicat është model që duhet dhe mund të aplikohet edhe në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Lekaj-Përlaskaj në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se ky model do të jetë më i padhembshëm për shtetin e Kosovës.
“Në Kroaci, pas vitit 1995 është nënshkruar marrëveshja që njeh të drejtat e pakicave, përfshirë këtu edhe të drejtat e serbëve, ato rregullohen më Ligjin kushtetues të Kroacisë. Asociacionet e pakicave të tjera janë shoqata që merren me kulturë, ruajtjen e identitetit e traditës së tyre, kurse Asociacionet serbe janë në një nivel më të lartë dhe është shumë e aplikueshme kjo pjesë dhe mendoj që është shumë më e padhembshme për shtetin e Kosovës, nëse pranohet kjo pjesë e Asociacioneve siç është e paraparë në Ligjin kushtetues të Republikës së Kroacisë”, ka theksuar Lekaj-Përleskaj, duke shtuar se mendon që modeli kroat për pakicat duhet të aplikohet edhe në Kosovë.
Sipas saj, edhe Kosova, sikurse Kroacia, do të mund ta imponojë modelin kroat për pakica.
Ka qenë shtet sovran, sikurse është Kosova, Kroacia e ka Kushtetutën, njëjtë e ka edhe Kosova, besoj se edhe Kosova do ta ketë Ligjin kushtetues për pakica, ashtu siç e ka edhe Kroacia, pra të gjitha këto do të jenë të përshkruara dhe të mbrojtura si të drejta kushtetuese”, ka theksuar Lekaj-Përlaskaj.
Deputetja e Parlamentit kroat ka theksuar se Kroacia është një nga lobuesit më të mëdhenj për Kosovën dhe se Kosova është po qëndron në rrugë të drejtë sa u përket marrëdhënieve me Kroacinë.
Ajo ka thënë se aktualisht marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kroacisë në nivelin politik janë të mira. Lekaj-Përlaskaj ka thënë se shpreson që edhe marrëdhëniet në nivel ekonomik të përmirësohen.
Ajo ka folur edhe për raportimet për përfshirje në një skandal financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ajo ka thënë se Berishaj e kryen punën e tij shumë mirë dhe se shteti kroat ka bashkëpunim të mirë me të dhe me të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e kryeministrin Albin Kurti.
Lekaj-Përlaskaj ka thënë se në Kroaci nuk merret askush me raportimet e mediave për Berishajn dhe kërkesat e opozitës në Kosovës që ai të shkarkohet.
“Në Kroaci kjo temë nuk diskutohet dhe nuk debatohet askund, kështu që vetëm mund të them se ambasadori e kryen një punë shumë mirë dhe është ambasador, i cili me dinjitet e kryen punën e tij. Ato çka shkruhen në mediat e Kosovës dhe çka deklarohet në opozitën e Kosovës, me të vërtetë këtu nuk merret askush me këtë punë”, ka deklaruar deputetja e Parlamentit kroat.
E-Diaspora
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro













