Lajme
Shkenca studion dukurinë Déjà-vu
Në vitin 1876 filozofi dhe shkencëtari francez, Émile Boirac, i dha emrin kësaj përshtypjeje me kuptimin që ka në gjuhën franceze “Déjà-vu, parë më parë”. Mendimtarë të ndryshëm kanë qenë munduar edhe më parë ta shpjegojnë këtë fenomen. Në Greqinë antike, filozofi Platon e shihte këtë fenomen si shenjë nga jeta e mëparshme. Në kohët moderne psikanalisti Sigmund Freud e përshkruante Déjà-vunë si kujtim të një fantazie të nënvetëdijes, të lidhur me dëshirën e përmirësimit të situatës aktuale. Kurse psikiatri Carl Jung besonte se ajo ka lidhje me nënvetëdijen kolektive, ndërkohë që filmat e Hollywood-it e paraqesin si “gabim të matrikës”.
“Ajo nuk ka të bëjë me ngjarje të mbinatyrshme. Ndjenja e Déjà-vu-së është krejt normale”, thotë James J. Giordano, profesor i neurologjisë në Universitetin Georgetown të Uashington, D.C.-së. “Déjà-vu-ja është ndjenja subjektive e një personi, që mendon se i ka përjetuar një herë ngjarje, aktivitete, mendime dhe ndjenja të caktuara, megjithëse në fakt kjo gjë nuk ka ndodhur.”
Rreth 90 për qind e popullsisë ka pasur një herë Déjà-vu. Me kalimin e moshës, ky përjetim fillon rrallohet.
E dini pse vjen nganjëherë kjo ndjenjë e trazuar?
“Nuk ka asnjë arsye që të ndodhë”, thotë Giordano për DW. “Truri ynë funksionon si sahat. Ai percepton çdo gjë nga e tanishmja dhe e krahason me përjetime të ngjashme ose jo të ngjashme të së kaluarës. Kështu truri ynë bën planifikimet për të ardhmen. Por ndodh që këto sinjale të ngatërrohen.”
Giordano mendon se kjo dukuri ka të bëjë me atë pjesë të trurit që ndodhet në qendër të tij, me Thalamus-in. Të gjitha informacionet që perceptohen nga dëgjimi, shija, prekja e kështu me radhë, duhet të kalojnë nëpër Thalamus, për të përfunduar në shtresën më periferike të trurit, tek korteksi celebral ku vazhdon të interpretohet dhe përpunohet më tej.
“Nëse shpejtësia e këtyre ndërveprimeve të ndryshme devijon pak nga njera-tjetra, përjetimi ynë në të tanishmen na duket sikur është një kujtim nga e kaluara. Truri ynë, shprehimisht, e ka ngatërruar të tanishmen me të kaluarën”, shpjegon Giordano.
Roderick Spears, profesor që merret me studimin e migrenës dhe bën kërkime klinike në universitetin amerikan Brown, në Providencë të Rhode Island-ës, është po ashtu i mendimit, se nuk ekzistojnë shpjegime të vlefshme për pyetjet pse dhe si vjen Déjà-vuja. Shkenca e ka të vështirë të nxjerrë konkluzione.
Sa shpesh shfaqen Déjà-vutë?
“Déjà-vutë është e vështirë të vëzhgohen sepse ato shfaqen spontanisht. Ne nuk e dimë si t’i krijojmë në laborator këto episode,” thotë me keqardhje Spears. Dekada me radhë shkencëtarët kanë zhvilluar teori të ndryshme për pse dhe si zhvillohet Déjà-vu-ja.
Një teori e preferuar në neurologji thotë, se kemi të bëjmë me përpunimin e dyfishtë neurologjik të informacioneve, ku informacionet ruhen dhe thirren në dy procese të ndryshme të trurit. Për shembull ju jeni në dhomën e ndenjes, ulur në karrige duke lexuar në artikull. Nga kuzhina vjen aroma e darkës që po gatuhet. Macja shtriqet në koshin e saj. Celulari jep sinjal se ka marrë një mesazh dhe ju jeni duke ndier mbi lëkurë ngrohtësinë e diellit që po perëndon. Të gjitha këto përjetime ndërthurren me njeri-tjetrin kur përpunohen nga truri dhe ruhen si një përjetim i vetëm.
Nëse gjatë përpunimit të këtyre të dhënave në tru ndodh një vonesë minimale, atëherë truri, thotë teoria, e interpreton këtë përvojë sikur të ishin dy përvoja që ndjekin njera-tjetrën, duke iu krijuar juve përshtypjen se përvojën e parë e keni pasur një herë në të kaluarën.
Fizikanti teorik Michio Kaku është i bindur se gjatë Déjà-vusë kemi të bëjmë me një çrregullim të kujtesës, e cila shfaqet kur “thirren fragmentet e kujtesës të ruajtur në tru, kur ne ndodhemi në një ambient që ka ngjashmëri me diçka që kemi përjetuar më parë.” Kaku ka teori edhe për pyetjen nëse ne mund të zhvendosemi midis universeve paralele, dhe për pyetjen nëse Déjà-vuja na thotë ndonjë gjë për pozicionin tonë në këto universe. /DW
E-Diaspora
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë? Deri më tani, referuar statisitkave, mbi 400 mijë persona janë regjistruar nga diaspora, shkruan albinfo.ch. Në...
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Xhel, që ul nivelin e alkoolit në gjak dhe mbron trupin Studiuesit në ETH Cyrih thonë se kanë zhvilluar një xhel që kundërshton ndikimin negativ të alkoolit....
-
Aksident në Aristau AG mes autobusit dhe makinës
-
74 punonjës të Pfizer në Zug kërcënohen me largim nga puna
-
I akuzuari për tregti me drogë: “Jam eksploatuar nga bosi im në Shqipëri”
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?