Lajme
Me shpejtësi 603 km/h, ky është treni më i shpejtë në botë
Më parë kemi listuar trenat më të shpejtë në botë për vitin 2022, me një shpejtësi që arrin nga 300 km në orë në 420 km orë. Por së fundi në Japoni është ende në zhvillim e sipër treni me shpejtësi rrufe, SC Maglev L0 Series, që në prova arriti 603 km/h dhe do të operojë në vitin 2027. Ai është prezantuar nga Mitsubishi 12 vjet më parë, në vitin 2011.
Treni është planifikuar të ecë me një shpejtësi maksimale prej 500 km/h, duke ofruar kohë udhëtimi prej 40 minutash midis Tokios dhe Nagoya dhe 1 orë e 7 minuta midis Tokios dhe Osakës.
Treni nuk kërkon një shofer, por ka një kamerë në pjesën e përparme të të dy makinave fundore për të lejuar funksionimin në distancë, në rast se sistemet e automatizuara dështojnë.
Nga Gjermania në Itali dhe Shangai në Japoni, kemi renditur 10 trenat më të shpejtë në botë me një shpejtësi që arrijnë nga 300 km në orë në 603 km në orë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas











