Lajme
Shpërthim në Gjermani, mendohet të ketë qenë i qëllimshëm
Raportohet se disa persona janë lënduar nga një shpërthim të enjten në një objekt banimi në qytetin gjerman, Ratingen, përcjell albinfo.ch.
Policia ka thënë se në mesin e të lënduarve ka edhe policë.
Referuar gazetës Bild, shpërthimi duket se ka qenë i qëllimshëm dhe, siç e ka quajtur, i fshehtë, pasi policia dhe zjarrfikësit ishin thirrur për ndihmë të një personi në një prej apartamenteve në objekt, dhe kur ata kishin hapur derën, kishte ndodhur shpërthimi. Raportohet se në banesë ishte derdhur benzinë.
Por, është ende e paqartë nëse dikush ia futi flakën benzinës apo nëse shpërthimi ndodhi pasi u hap dera.
Bild raportoi se shumica e viktimave që pësuan lëndime janë punonjës shpëtimi dhe policë.
Numër i madh policësh, forca speciale dhe helikopterë janë përreth vendit të ngjarjes.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











