Lajme
Evakuohet Brienz, të gjithë banorët u larguan
Të gjithë banorët e fshatit Brienz të kantonit të Graubünden të premten u larguan nga shtëpitë e tyre.
Institucionet qeverisës e konsideruan të suksesshëm evakuimin, pasi fshati kërcënohej nga shembja e gurëve. Udhëheqësit falënderuan qytetarët, stafin menaxhues dhe të gjithë të përfshirët në procedurën e evakuimit, shkruan Blick.
Institucionet udhëheqëse njoftuan se do të vazhdojnë me monitorimin e situatës.
Fakti që “faza e kuqe” filloi me ndalimin e hyrjes në Brienz të premten në mbrëmje, tregon se urdhri i evakuimit ishte i duhuri dhe korrekt. Qeveria është e vetëdijshme për implikimet e vendimeve për njerëzit e prekur dhe shpreh solidaritetin e saj me njerëzit e Brienz në këtë kohë të vështirë, përcjellë albinfo.ch.
“Ditët dhe javët e ardhshme do të mbeten sfiduese dhe do të kërkojnë një fleksibilitet të madh nga të gjithë të përfshirët në mënyrë që të jenë në gjendje të reagojnë ndaj ngjarjeve me një njoftim të shkurtër”, thuhet tutje në deklaratën.
Një vëllim shkëmbor deri në dy milionë metra kub po lëviz mbi fshat aq shumë sa mund të pritet që të shkëputet në një deri në tre javët e ardhshme, kjo çoi në largimin e mbi 100 banorëve nga fshati.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?









