Lajme
9 viktima në Itali nga shirat e rrëmbyer, anulohet gara e Formulës 1
Pasojat nga moti i keq çojnë në anulimin e garës së Formulës 1 në Italinë fqinje. Nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë zhdukur, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, që kanë vërshuar në rajonin italian Emilia-Romanja, duke sjellë përmbytje masive, përcjell albinfo.ch.
Rreth 13 mijë njerëz u evakuuan dhe disa u shpëtuan me helikopterë pasi qëndronin në çatitë e shtëpive, në pritje për t’u larguar nga autoritetet. Zyrtarët italianë konfirmuan se 14 lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, duke vërshuar në 23 komuna që janë nën pushtetin e ujit.
Kryetari i Bashkisë Ravenna, Michele de Pascale, u shpreh se aktualisht qyteti është “tjetërsuar”. Gara e planifikuar këtë fundjavë, Formula 1 Grand Prix në Emilia-Romanja u anulua.
Në diskutimet e një dite më parë mes autoriteteve vendase dhe organizatorëve të garës në Imola, u vendos se gara nuk mund të mbahet, pasi kushtet atmosferike nuk e lejojnë.
Sasi edhe më të mëdha të shirave pritet të bien edhe në ditët në vijim, duke e rënduar më tepër situatën. Duke folur për televizionin shtetëror italian, RAI, de Pascale u shpreh:
Kjo mund të ketë qenë nata më e rëndë në historinë e Emilia-Romanjas.
Kryebashkiaku i qytezës së afërt, Forli, Luca Zattini, vuri në dukje se qyteti është “gjunjëzuar, i shkatërruar e në dhimbje”.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila premtoi ndihmë për Emilia-Romanjën, ka organizuar një takim me ekipin e krizave dhe më pas u shprehu falënderime ekipeve të shpëtimit, të cilat e vunë në rrezik jetën e tyre për të ndihmuar personat e goditur nga pasojat e motit të keq, me vërshime katastrofike në Emilia-Romanja.
E-Diaspora
-
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. Kosova prezantohet me sukses në “La Grande Fête” në Washington D.C.... -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë












