Lajme
Shteti i parë federal i SHBA ndal TikTok-un
Rregullorja e re i ndalon dyqanet e App-it të ofrojnë këtë aplikim nga viti 2024. Po ashtu TikTok nuk lejohet të jetë aktiv si sipërmarrje në shtetin federal Montana. Kush ofron mundësi për qasjen tek TikTok nga kjo kohë do të gjobitet me 10.000 dollarë. Dënimet nuk do t’u jepen përdoruesve, por ofruesve. Një zëdhënëse e medias sociale TikTok e ka kritikuar këtë vendim. Ky ligj shkel kushtetutën, tha Brooke Oberwetter, por e la të hapur nëse platforma nën pronësi të kompanisë kineze, Byte Dance do të ngrejë padi.
Kritikët e këtij vendimi shohin ndër të tjera rrezikimin e të drejtës për shprehjen e lirisë së mendimit. Disa e shohin këtë si test për ndalimin e TikTok në të gjithë vendin, që synohet nga shumë deputetë të Kongresit Amerikan. Në dhjetor Montana ndali përdorimin e TikTok në telefona në pronësi qeveritare, me argumentin e “rreziqeve signifikante” dhe të dhënave të ndjeshme. Disa deputetë, FBI dhe autoritete të tjera amerikane janë të shqetësuara, se videoplatforma në pronësi të kompanisë kineze ByteDance mund të keqpërdoret nga qeveria kineze për të pasur qasje në të dhënat e qytetarëve amerikanë apo të përhapë disinformacionë në favor të Pekinit dhe të ndikojnë kështu opinionin publik. TikTok vetë ka deklaruar, se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë./dw
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas














