Kosova
Autorja shqiptare Jetlira Avdiaj pas promovimit të librit të saj i dhuron ato për bibliotekën në Cyrih
“Simfonia e fundit” e autores shqiptare Jetlira Avdiaj është promovuar në Cyrih.
Me këtë rast autorja ka dhuruar edhe bibliotekës shtatë libra falas.
Ajo ka falenderuaruar Lidhjen e Shqiptarëve në Botë dhe kryetarin z. Nazmi Jakurti si dhe Bibliotekën PBZ Pestalozzi me drejtoreshë znj. Suela Jargaqi, për organizimin, përcjellë albinfo.ch.
Në promovim ishin pjesëmarrës edhe Deputetja e Parlamentit të Kosovës, znj. Time Kadrijaj, Sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bern, z. Valon Gashi, prifti don Marjani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, znj. Shukrije Damadani, gazetarja Hava Kurti, aktivistë të diasporës, Dr. Ramadan Esati, Dr. Rexhep Leci, z. Isa Zeqiraj, ka treguar babai i Jetlirës, Bekim Avdiaj.
“Jetlirës i keni dhënë frymëzim të pakrahasueshëm që në rrugëtimin e letërsisë. Familjes sonë i keni bërë respekt të thellë me ardhjen tuaj, madje nga qindra kilometra larg”, shkruan ai, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











