Kosova
Escobar e Lajçak, në përpjekje për shtensionim të situatës në veri
Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë në Prishtinë.
Rreth një orë më parë ata kanë nisur takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në dritën e tensioneve të fundit të krijuara në veri.
Sipas agjendës, nesër në orët e mëngjesit ata do të takojnë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërsa më pas do të vizitojnë edhe Beogradin, ku do të kenë edhe atje takime me zyrtarë shtetërorë, shkruan albinfo.ch.
Vizita e tyre vjen një javë pas përshkallëzimit të situatës në komunat veriore të Kosovës, ku pati edhe sulme ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës e mediave nga grupe të organizuara, për të cilat u tha se janë të nxitura nga Serbia, përcjell tutje albinfo.ch.
Pritet të shihet nëse pas këtyre takimeve palët do të zbusin qëndrimet në raport me kërkesat e paraqitura nga ndërkombëtarët. Mes tjerash, opsioni i zgjedhjeve të reja është përmendur si mundësi për shtensionim të situatës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













