Kosova
Policia gjermane falënderon Policinë e Kosovës për gjetjen e BMW-së së vjedhur në Gjermani
Policia gjermane dhe malazeze kanë falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunim profesional
Policia gjermane, në këtë rast zyrtarët nga Policia Krahinore e Krimit në Berlin, kanë adresuar një falënderim të veçantë Policisë së Kosovës në lidhje me konfiskimin e veturës së përvetësuar BMW 320 më 05.0.2023 në Mitrovicë Veri, e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane.
Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura BMW (vlera e përafërt 65.0000 €) e përvetësuar në Berlin.
‘Këtë sukses të shkëlqyeshëm në një ambient të vështirë e ka bërë të mundur veprimi i matur i kolegëve të Policisë së Kosovës’, thuhet në falënderim, transmeton albinfo.ch.
Poashtu Policia Malazeze falënderoi Policinë e Kosovës me rastin e bashkëpunimit të suksesshëm në arrestimin e personit të dyshuar J.S., i kërkuar nga Mali i Zi me urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të dyshimit se ka kryer vepra të rënda penale si pjesëtar i organizatës kriminale. Personi i kërkuar është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës më datë 24 maj 2023.
“Në emër të policisë kriminale malazeze shprehim mirënjohjen dhe respektin për angazhimin dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të treguar në këtë rast si dhe në të gjitha rastet e mëhershme të bashkëpunimit”.
Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), si dhe të gjitha departamentet e saja kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












