Futboll
NË KOMBËTAREN E FUTBOLLIT TË ZVICRËS, EDHE URAN BISLIMI
Bislimin kësaj radhe me lojtarët më të mirë të kombëtares së Zvicrës e ka tubuar një lëndim i papritur dhe goxha serioz i lojtarit me origjinë kameruneze, Breel Embolo
Murat Yakin, dikur lojtar i kombëtares së Zvicrës, e tani përzgjedhës i saj në listën e lojtarëve, që do të përballën më 16 qershor dhe 19 qershor 2023 kundër Andorrës, gjegjësisht Rumanisë, në kuadër të garave kualifikuese “EURO 2024” që mbahen në Gjermani e ka përfshirë edhe mesfushorin e FC Lugano, Uran Bislimi.
Bislimi karrierën prej futbollisti e ka filluar në skuadrën juniore të FC Basel të Zvicrës.
Konkurrenca e madhe në ekipin e parë të FC Basel, kampion i shumëfishtë i Zvicrës, e detyron Bislimin që në vitin 2019 të kalojë në radhët e FC Schaffhausen, anëtar i të ashtuquajturës Challenge League të Zvicrës.
Ai në këtë ekip si lojtar i repartit të sulmit do t’i luajë 84 ndeshje. Bislimi në petkun e FC Schaffhausen shënon 6 gola.
Forma e mirë dhe demonstrimi i lojërave të shkëlqyera bëjnë që kah Bislimi busullën ta orientojnë skuadra të shumta të Super Ligës së Zvicrës.
Më 20 korrik të vitit 2022Uran Bislimi nga FC Schaffhausen kalon në skuadrën tiçineze FC Lugano, anëtare e elitës së futbollit zviceran.
Urani 24 vjeç, shtatgjatë dhe driblues i mrekullueshëm edhe në FC. Lugano, do të jetë njëri nga sulmuesit më të mirë.
Së bashku me Uran Bislimin në këtë skuadër të Zvicrës, italishtfolëse, luajnë edhe Amir Shaipi (portier) Albian Hajdari dhe Kreshnik Hajrizi, mbrojtës.
Bislimin kësaj radhe me lojtarët më të mirë të kombëtares së Zvicrës, e ka tubuar një lëndim i papritur dhe goxha serioz i lojtarit me origjinë kameruneze, Breel Embolo.
Derisa në kontingjentin e lojtarëve të kombëtares zvicerane gjenden edhe Haris Seferoviq, Renato Steffen dhe Noah Okafor, nuk mund të prognozojmë se a do të jetë apo jo nga fillimi i ndeshjeve në 11-shin e parë edhe Uran Bislimi.
Rreth kësaj vendos kryetrajneri i Zvicrës, Murat Yakin, me ndihmësit e tij, Vincent Cavin. Sidoqoftë evoluimi dhe progresi kaq i shpejtë i Bislimit është për t’u admiruar!
ARIF EJUPI
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













